Sulmi rus në centralin bërthamor, Zelensky: Mund të ishte si gjashtë Çernobilë, do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.

“Ukrainas, ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë, historia e Ukrainës, historia e Evropës”.

Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi me predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terrori në një nivel të padëgjuar”.

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: “Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Ai u kërkon atyre që “të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë se dëshironi të jetoni”.

Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin “të tronditur” nga zhvillimet rreth uzinës.

Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër një “shteti terrorist bërthamor”./albeu.com