Një zjarr që shpërtheu në një nënstacion elektrik në Lviv pasi u godit nga raketa është duke u shuar, tha kryetari i bashkisë së qytetit Andriy Sadovyi.
Një person ka mbetur i plagosur nga sulmi, thotë ai.
Raketat ruse goditën gjithashtu gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, thotë kreu i bordit të Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.
Попередньо одна людина поранена.
Триває ліквідація пожежі на одній із електропідстанцій.#Львів pic.twitter.com/AhGeqTdNpr
— Андрій Садовий (@AndriySadovyi) May 3, 2022
Ai thotë se nuk ka viktima në mesin e punëtorëve dhe pasagjerëve të hekurudhës, por dëmet në infrastrukturë janë “të rënda”.
Kamyshin shton se 14 trena janë vonuar për shkak të granatimeve, por i pari kishte nisur tashmë lëvizjen.