“Sulmi” në uzinën e armëve në Gramsh, ja çfarë u gjet në makinën ku udhëtonin dy rusët dhe ukrainasi

Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit hynë në Shqipëri me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit thuhet se jane gjetur dy fishek model 5.56mm.

Burimet bëjnë me dije se nuk dihet ende origjina e fishekut pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake.

33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23-vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjecari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi.


Shtuar 22.08.2022 18:38