Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, Begaj: Parandalim të çdo situate që cënon sigurinë kombëtare

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë në Uzinën e armëve në Gramsh.

REAGIMI
Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare ????????.
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!/albeu.com