Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se sulmi i saj në një strukturë stërvitore në Yavoriv vrau “deri në 180 mercenarë të huaj”.
Objekti, pranë qytetit të Lviv, në Ukrainën perëndimore, shkatërroi gjithashtu një sasi të madhe armatimi të furnizuar nga vendet e tjera, shtuan ata.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër “mercenarëve të huaj”.
Guvernatori rajonal i Ukrainës Maksym Kozytskyy tha se 35 persona u vranë dhe 134 u plagosën në sulm.
Qendra ushtarake u godit nga 30 raketa ruse herët të dielën, sipas zyrtarëve ukrainas.
Sulmi është goditja më e largët perëndimore e konfliktit deri më tani, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë – një anëtare e NATO-s.