Turqia thotë se sulmi i ISIS në sallën e koncerteve në Crocus pranë Moskës, ku humbën jetën të paktën 143 persona, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e shërbimeve sekrete të huaja. Kështu ka deklaruar Omer Çelik, zëdhënës i partisë qeverisëse turke AKP në një intervistë për mediat vendase.
“Kjo nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e inteligjencës së ndonjë vendi. E vërteta është se ISIS nuk është në gjendje të kryejë një organizatë të tillë vetë. Veprime të tilla kanë një sponsor“, tha Celik në një intervistë me transmetuesin privat turk NTV , duke shprehur solidaritetin ndaj popullit rus për sulmin.
Kujtojmë që Rusia ka akuzuar Kievin si të përfshirë në këtë ngjarje. Dy ditë më parë, drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), Aleksandr Bortnikov, pohoi se SHBA-ja, Britania dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë javën e kaluar.