Një ditë pas atentatit në Vaun e Dejës, deputetët e Komisionit të Sigurisë, Eduard Noka, Ervin Salianji, Isuf Çelaj dhe Lindita Metaliaj janë nisur drejt Vaut të Dejës, për t’u takuar me kreun lokal të “Rithemelimit”, që u sulmua ditën e djeshme e tritol në makinë.
Kujtojmë se lënda eksplozive shpërtheu menjëherë sapo Ndreca hyri në mjet. Për fat të mirë nuk pati asnjë lëndim.
Dyshimet e vetme të Ndrecës lidhen me fillimin e fushatës zgjedhore. Ai thotë se nuk ka konflikte të mëparshme me askënd.
Ndreca i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më parë ngjarjen, ndërsa tha se, nuk mbahen dot bashkitë e vendeve me presion.
“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar.
Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion”, deklaroi ai./albeu.com/