I arrestuari për sulmin me shigjeta në Norvegji, ku mbetën 5 viktima dhe 2 të plagosur ishte radikalizuar, thotë policia.
37-vjeçari danez akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.
Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt të fundit me personin në vitin 2020.
Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës.
Viktimat ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç, u tha shefi Saeverud gazetarëve të enjten në mëngjes.
Policia fillimisht ishte përballur me sulmuesin gjashtë minuta pasi sulmi filloi në orën 18:12 (16:12 GMT) të mërkurën, por ai më pas u arratis dhe i dyshuari nuk u kap deri në orën 18:47, 35 minuta pasi filloi sulmi./albeu.com