Sulmi me mijëra raketa, Izraeli merr vendimin për të futur ushtrinë në Gaza

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit ka miratuar fillimin e operacioneve tokësore në Rripin e Gazës.

Ky vendim vjen pasi paraditen e kësaj të shtune, militantët e Hamasit sulmuan me mijëra raketa Izraelin.

Sipas raportimeve të fundit, 100 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa e fundit zyrtare për numrin e të plagosurve është 545, megjithëse një raport sugjeron se deri më tani janë 740 të lënduar.

SHBA ka dënuar sulmet dhe mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

“Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme. Do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten,” shtoi ai.

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar për situatën nga zyrtarë të sigurisë, por ende nuk ka komentuar situatën.


Shtuar 7.10.2023 16:35

Tags: ,