Sulmi me dron në Afganistan, Pentagoni: Hoqëm qafe dy figura të larta të ISIS, një tjetër e plagosëm (VIDEO)

Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Kabulit, Shtetet e Bashkuara u përgjigjën me një sulm me dronë terroristëve, ku u ekzekutuan dy prej tyre.

Sipas inteligjencës amerikane, ata ishin krerë të mëdhenj të terroristëve dhe njëri prej tyre po planifikonte një tjetër sulm terrorist.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi amerikan rezultoi mjaft i sukseshëm, pasi nuk mbeti asnjë civil i vrarë, por vetëm u goditën objektivat.

Sulmi në Nangahar ishte përgjigjia e parë e SHBA ndaj Shtetit Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të dy ditëve më parë në aeroportin e Kabulit ku vdiqën mbi 170 persona, 13 ushtarë amerikanë e dy britanikë si dhe mbi 200 mbetën të plagosur./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 19:41