Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Top Channel, ku mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë, roja 60-vjeçar Pal Kolaj.
Dyshohet se autorët e krimit janë larguar drejt Vlorës, ndërsa sipas Report Tv në polici janë shoqëuar disa persona.
Që prej mëngjesit po kontrollohen kamerat e vendosura në hyrje të qytetit që kanë parë një makinë, e cila ka ndaluar dhe ka hedhur diçka në ferra.
Në vendngjarje janë efëktivët e policisë, të cilët po bëjnë kontrolle për të zbuluar çfarë është hedhur nga makina.
Ndërkohë, një automjet i djegur tip “Range Rover” është gjetur në Golem të Kavajës dhe dyshohet se është përdorur nga 4 autorët.
Sipas një dëhmitari, ata më pas janë larguar me dy makina, një tip “BMË” dhe një tip “Audi”.