Një ngjarje e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i objektit, Pal Kola, si pasojë e të shtënave me armë.
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me krimin e rëndë, duke vënë në dukje se një tjetër shqiptar i pafajshëm humbi jetën.
Hoxha bën me dije se 60-vjeçari ndërroi jetë para se të mbërrinte në spitalin e Traumës, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur rreth 25 gëzhoja.
Reagimi i plotë:
Barbaria e radhes…
Nje tjeter shqiptar krejtesisht i pafajshen, humb jeten nga bresherite e kallashnikovit ne vendrojen e Top Channel, ku sherbente si polic privat per 300 mije leke ne muaj…
Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rende ne oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me bredheri nga nje automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura.
Kola humbi jeten, para se te mberrinte ne spitalin e traumes ne Laprake, per te marre ndihmen mjeksore.
Mjeti i autoreve te krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, nje ore pas atentatit ne Mezes. Brenda ne mjet, u gjet dhe nje automatik AK-47, me te cilin dyshohet se eshte qelluar ne drejtim te fasades ballore te godines se Top Channel.
Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale te pakten 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes.
Ngushellime familjes Kola…