Sulmi kibernetik që dëmtoi sistemin TIMS, ka shkaktuar vonesa të përpunimit të mjeteve dhe pasagjerëve edhe në Doganën e Bllatës në Peshkopi, në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Sipas auroriteteve kufitare pa pasur ngarkesa të herë pas hershme, por nuk ka pasur rradhë të gjata.
Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, regjistrimi i pasagjerëve dhe mjeteve ka vijuar (manualisht) me dorë me regjistra, por nuk pa pasur rradhë të gjata.
Sipas autoriteteve kufitare në Doganën e Bllatës në më pak se 24 orë janë përpunuar rreth 2230 kalimtarë Shqiptarë dhe të huaj, në hyrje dhe në dalje, ndërsa janë regjistruar rreth 840 mjete. Edhe në këto momente regjistrimi vijon me regjistra me dorë.