Pasi njoftoi sulmet “shumë të suksesshme” të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dalë në në deklaratë ku u shpreh se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak.
Sipas Trump objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht. “Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe”.
Fjalimi i plotë i Trump:
Pak kohë më parë, ushtria amerikane kreu sulme masive me precizion të lartë në tre objektet kryesore bërthamore të regjimit iranian: Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite me radhë, ndërsa ata ndërtonin këtë ndërmarrje tmerrësisht shkatërruese. Objektivi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që përbënte shteti numër një në botë, sponsori i terrorizmit.
Sonte, mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht. Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe.
Nëse nuk e bëjnë këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta.
Për 40 vjet, Irani ka thënë: “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit”.
Ata kanë vrarë njerëzit tanë, duke ua hedhur në erë krahët, duke ua hedhur në erë këmbët me bomba buzë rrugës – kjo ishte specialiteti i tyre.
Ne humbëm mbi një mijë njerëz dhe qindra mijëra të tjerë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e urrejtjes së tyre, në veçanti, shumë prej tyre u vranë nga gjenerali i tyre, Qassem Soleimani .
E vendosa prej kohësh që nuk do ta lejoja këtë të ndodhte.