Sulmi i Hamasit, Biden deklaratë nga Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij

Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden, po mban një fjalim për zhvillimet e fundit në Gaza.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”, tha ai.

Biden ripohoi suportin e plotë të SHBA-së për Izraelin, duke thënë se është mbështetje “e fortë dhe e palëkundur”.

“Ky nuk është një moment që asnjë palë armiqësore ndaj Izraelit të shfrytëzojë këto sulme, për të kërkuar një avantazh. Bota po shikon”, tha ai.

Biden vazhdoi duke thënë se administrata e tij ka folur me aleatët për t’u siguruar që Izraeli “ka atë që i nevojitet dhe ata mund të vazhdojnë të mbrohen”, por pa dhënë detaje.

Teksa përshkruan ngjarjet në Izrael, ai thotë se ajo që po ndodh është një tragjedi zemërthyese./albeu.com


Shtuar 7.10.2023 21:20