Sulmet në Gaza, paralajmëron Irani: Krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka thënë se vendi i tij nuk do t’i vërë veshin thirrjes së fundit të SHBA-së ndaj kombeve të tjera që të përmbahen nga përfshirja në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke argumentuar se “krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe”.

Në një postim në X të dielën, Raisi paralajmëroi se zhvillimet e fundit rreth Gazës “ mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”.

Në një intervistë me Bloomberg TV të premten, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi se gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza “ do të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit në rajon. ”

Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zbuluan se po ” zgjeronin operacionet tokësore ” në enklavën palestineze pas ditëve të tëra sulmesh ajrore me raketa.


Shtuar 29.10.2023 16:10