Sulmet me “letra bombë” në Spanjë, dyshime se janë porositur nga Rusia

Oficerët e inteligjencës ushtarake ruse mund të kenë orkestruar një fushatë me letra bombë në Spanjë që synonte kryeministrin e saj ndër të tjera, raporton New York Times.

Media tha se zyrtarët amerikanë se besonin se oficerët rusë udhëzuan anëtarët e një grupi militant supremacist të bardhë për të kryer gjashtë sulme, të cilat plagosën një person vitin e kaluar.

Hetuesit po shqyrtojnë Lëvizjen Perandorake Ruse – të cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA – e cila ka anëtarë në të gjithë Evropën.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia mund të testojë organizatat e saj përfaqësuese, thuhet në raport. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 17:16