Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ishte e pranishme në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike.
Kim u ndal te ndihma që Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë shqiptare pas sulmit kibernetik të Iranit.
Ajo shtoi se SHBA-ja ka punuar përkrah Shqipërisë dhe se 50 mln dollarë janë në mbështetje ndaj sulmeve kibernetike.
Kim: SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja amerikane në Tiranë./Albeu.com/