Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka folur mbi sulmet kibernetike, pas daljes së listës së emrave të MEMEX.
I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Këlliçi është shprehur se janë paguar mbi 400 milionë euro për sistemin e sigurisë kibernetik, i cili tani ka rënë në duart e hakerave.
“Për fatin tonë të madh, vend anëtar i NATO-s jemi por standardet e qeverisë janë që ne kemi republikë bananesh. Shteti tani është i rrënuar komplet nga ana e sigurisë kibernetike. Është çështje e sigurisë kombëtare, është çështje që i prek të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë duhet të jemi sensitiv.
AKSH-i ka marrë 189 mln euro tendera sekretë për rritjen e sigurisë kibernetike dhe investimin në infrastrukturën teknologjike, për të cilat unë nuk e di ku i kanë çuar paratë. Në 10 vitet e fundit janë paguar 400 mln euro për të garantuar sigurinë tonë kibernetike”, tha ai.