Sulmet kibernetike, Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit

Presidenti Bajram Begaj  do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mësohet se në fokus do të jetë çështja e sulmeve kibernetike nga Irani.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm do të jetë Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe disa të tjerë.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se përgjatë verës, Shqipëria është sulmuar shumë herë nga Irani. Madje, kryeministri Edi Rama ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë Teheranin./albeu.com