Francë- Një person i armatosur me thikë vrau një mësues dhe plagosi dy të tjerë në shkollën e mesme Gambetta në qytetin e Arras.
Sipas informacioneve nga Elysee, presidenti francez Emmanuel Macron po viziton vendin.
Sulmuesi, rreth 20 vjeç, me origjinë nga Çeçenia bërtiti “Allahu është i madh” në momentin e sulmit.
INFO ? ARRAS – Attaque au couteau ! Un enseignant tué et deux blessés graves ! pic.twitter.com/pVhPmhRP9r
— MOCHET (@oxalarouge) October 13, 2023
Mësuesi i vrarë ishte profesor letërsie, ndërsa nga dy mësuesit e tjerë të plagosur njëri është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Mes të plagosurve nuk raportohet për studentë.
Autori është arrestuar, konfirmoi ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin në X./albeu.com