Pesë persona janë plagosur me thikë në një metro afër Londrës.
Ata janë të moshave rreth 20 vjeç dhe mes tyre e plagosur ka qenë edhe një vajzë.
Dy prej tyre për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.
Njoftimi i Policisë në Twitter:
Ne u thirrëm në orën 4 të mëngjesit për një luftë të madhe në Qendrën Hekurudhore, Harroë. Pesë persona (adoleshentë të moshës rreth 20 vjeç) u dërguan në spital me plagë nga thika. Dy djem janë në gjendje të mirë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme./albeu.com