Sulm me thikë jashtë një klubi nate në Angli, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Një burrë ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë jashtë një klubi nate në Cornwall.

Një burrë rreth të 30-ave u shpall i vdekur në vendngjarje, tha policia angleze, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për ekzaminim. Asnjë nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Oficerët po mbështesin të afërmit e të ndjerit.

Në një komunikatë, policia ka thënë se një 24-vjeçar nga Bodmini është arrestuar nën dyshimin për vrasje, tentativë vrasjeje dhe lëndim të rëndë me dashje.

“Ai mbetet në paraburgim policor në këtë kohë,” shtoi policia.

Incidenti vjen ndërsa njerëzit dynden në Cornwall për të shfrytëzuar sa më shumë motin e ngrohtë.

Këshilltari i Cornwall, Leigh Frost tha se sulmi në lagjen e tij ishte “tronditës dhe shkatërrues” për Bodmin.

Ai i tha BBC News : “Bodmin është një qytet i vogël dhe nuk është i mbushur me krime, është një vend mjaft miqësor.”

“Ne jemi një komunitet i fortë dhe do të bashkohemi dhe do ta kalojmë këtë së bashku.”

“Mendimet e mia janë me të gjithë të përfshirët, viktimën dhe familjen e tij.”

“Unë gjithashtu lavdëroj shërbimet e urgjencës për reagimin kaq të shpejtë dhe policinë për sigurimin e një hetimi të plotë.”/Albeu.com/


Shtuar 1.05.2023 08:36