Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë.
Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est.
Një i dyshuar i moshës 69-vjeçare u arrestua shpejt nga policia në lidhje me sulmin.
Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.
“Është panik total, ne jemi mbyllur brenda,” tha një dyqanxhi për agjencinë e lajmeve AFP.
Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri armësh.