Sulm me armë në New York, 30 vjeçari ndalon në rrugë dhe qëllon me breshëri mbi njerëzit

Një sulm me armë ka ndodhur në Manhattan ku deri tani raportohen 5 të plagosur.

Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.

Ata qëlluan mbi të dyshuarin, një burrë rreth të 30-ve, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, jashte rrezikut per jeten.

Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta. /albeu.com/

 


Shtuar 27.09.2021 18:18