Sulm me armë në Iran, vriten 15 persona, plagosen 10 të tjerë

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi të ndodhur në Shiraz, i njohur si vend i shenjtë në Iran.

Mediat e huaja shkruajnë se 3 persona të armatosur kryen një sulm terrorist, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se personat e armatosur hapën zjarr ndaj pelegrinëve kur ata hynë në tempullin e shenjtë të Shah Serag, ndërsa një grua dhe dy fëmijë ishin midis të plagosurve.

Autoritetet kanë arrestuar dy prej tre autorëve, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur gjatë operacionit të arrestimit. Sulmuesi i tretë është në kërkim nga forcat e sigurisë.

Sipas Fars, terroristët nisën të qëllonin me kallashnikov teksa po hynin në oborrin e tempullit.


Shtuar 26.10.2022 18:01