Sulm i përgjakshëm pranë Komisionit Evropian në Bruksel (video)

Katër persona janë plagosur në Bruksle, si pasojë e një sulmi me thikë që tronditi vendin këtë mbrëmje.

Mediet vendase raportopjnë se sulmi me thikë ndodhi në stacionin e metrosë, shumë pranë Komisionit Evropian në Bruksel.

Mësohet se autori është arrestuar në vendin e ngjarjes. Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman.

Dëshmitarët okularë thanë se i dyshuari 30-vjeçar bërtiti “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin me thikë, duke plagosur 4 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike. Policia po heton motivin e sulmit dhe rrethanat e ngjarjes./albeu.com/