Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili në zgjedhjet e 11 majit u la jashtë listave, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të dorëhiqet dhe të lërë demokratët të zgjedhin kreun e ri të opozitës.
Dash Sula, më i votuari në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, u la jashtë listës së mbyllur nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Sula vendosi që të mos kandidonte as në listë të hapur, duke humbur kështu mundësinë për të hyrë në Kuvend në shtator 2025.
Sipas Sulës, ka ardhur koha që Berisha t’i hapë rrugën shëptimit të PD-së.
“Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë tërhiqu. Ki besim te demokratët dhe lër garën e barabartë. Jo siç bëre në vitin 2013 kur ia dhe Bashës dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit. Ki besim doktor se demokratët janë të mençur, të zgjuar dhe do dinë të zgjedhin njeriun që do t’i çojë drejt pushtetit në 2029. Ti ke dhënë gjithçka për atë parti por tani është momenti që t’i hapësh rrugë shpëtimit të PD-së”, tha Sula.