Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO, ambasadorja Hastad i kërkon votën Ramës

Tashmë është konfirmuar. Pas Finlandës, dhe Suedia ka shprehur se do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Pas këtij lajmi, ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama duke e informuar për lëvizjen dhe duke I kërkuar votën.

Moment historik. Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama për ta informuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Faleminderit kryeministri Edi Rama për takimin e mirë dhe mbështetës”, shkruan ambasada në Instagram./albeu.com