Këtë të premte, era e fortë ka shkaktuar një incident në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit.
Një palmë është thyer në mes dhe ka rënë mbi trotuar, duke dëmtuar tryezat dhe çadrat e një prej lokaleve buzë rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për momentin, po punohet për të siguruar hapësirën dhe për të parandaluar ndonjë incident tjetër të mundshëm.