Stuhia “Larisa” ka goditur Britaninë e Madhe me erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore.
Moti i ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve, si dhe në linjat hekurudhore.
Me qindra drejtues automjetesh mbetën të bllokuar në autostradën “M62” për orë të tëra si pasojë e dëborës së madhe.
“Kemi ende një rrugë të qartë për të bërë, por vijojmë të jemi të bllokuar. Ne thjesht po përpiqemi të qëndrojmë të qetë”, është shprehur Kelly-Marie Prentice, drejtuesja e një automjeti, e cila prej 6 orësh është bllokuar në autostradë së bashku me djalin e saj 15-vjeçar./Albeu.com/