Stuhi, shtrëngata dhe borë në fundjavë/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

Reshje shiu dhe bore parashikohet të përfshijnë vendin në fundjavë. Borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në pesë qarqe.

“Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra reshjet presim të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë në intensive të shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve mund të shfaqen në dy Qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Intensitet më i shtuar sot dhe nesër, të dielën reshje te dobëta”

Temperaturat parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri intensive në bregdet ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.

“Presim që gjatë ditës së nesërme të kemi një rënie prej dy gradë dhe do jetë e diela që do shënojë rënie tjetër me 2 grade në temp natës… “

Temperaturat parashikohet të qëndrojnë në të njëjtat vlera edhe javën që vjen. Ndërsa reshjet pritet të largohen nga i gjithë territori pasditen e të martës kur sipas meteorologët do të mbizotërojë mot i kthjellët.


Shtuar 7.11.2025 17:22

Tags: ,