Stuhi shiu dhe breshëri, moti bënë kthesën e fortë, bien me disa gradë temperaturat në fundjavë

Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike.

Në intervale të shkurtra kohore breshër.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s. Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.


Shtuar 4.08.2023 16:28