Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.
Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë.
Gjatë ditës së dielë reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiotn shpejtësi deri në 10m/sek.