Stuhi dhe dëborë/ Bëhuni gati, cikloni po vjen drejt Shqipërisë

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës, do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Vranësirat nuk do të mungojnë e as intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në Veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit.

Në veriperëndim, reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës, ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.


Shtuar 24.02.2024 10:42