Studimi i ri: Sa më të larta të jenë antitrupat, aq më shumë mbrojtje japin vaksinat anti-Covid

Sa më i lartë të jetë niveli i antitrupave të koronavirusit te një njeri, aq më e madhe është mbrojtja që ofron një vaksinë kundër Covid-19,  konfirmon një studim i ri shkencor amerikan. Diçka që përforcon pikëpamjen se dozat përforcuese janë të nevojshme , për të forcuar mbrojtjen e organizmit.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Peter Gilbert nga Universiteti i Uashingtonit dhe Qendra Kërkimore Fred Hutchinson në Seattle, publikuan gjetjet e tyre në revistën Science dhe vlerësuan nëse niveli i antitrupave ishte një tregues i besueshëm i mbrojtjes nga virusi.

Studimi, i kryer te personat e vaksinuar plotësisht me Moderna (dy doza), arriti në përfundimin se rreziku i Covid-19 është rreth 10 herë më i ulët te njerëzit që kanë prodhuar më shumë antitrupa në trupin e tyre, krahasuar me ato me antitrupa të padetektueshëm./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 24.11.2021 08:16