Përveçse kanë një bust mbresëlënës, gratë që kanë implante silikoni kanë edhe një avantazh tjetër sipas shkencëtarëve amerikanë të cilët kanë arritur në përfundimin se zmadhimi i gjoksit me implante silikoni mund të zvogëlojë rrezikun e lëndimit në rast aksidenti.
Me një kusht, siç shprehen në kërkimin e tyre: Përderisa automjeti nuk ecën me shpejtësi të madhe.
Për shembull, siç raporton gazeta gjermane Bild, nëse një aksident ndodh në parkun e makinave të supermarketeve, shoferet femra që kanë bërë zmadhimin e gjoksit janë më pak të rrezikuara nga lëndimi sesa gratë që i kanë besuar natyrës ose sesa burrat.
“Implantet e gjirit veprojnë si një mini jastëk ajri në një përplasje me shpejtësi të ulët”, shpjegon Dr. Helge Jens, një specialist në kirurgjinë plastike dhe kozmetike në klinikën Domhof të Aachen.
“Implantët silikoni mund të shpërndajnë më mirë presionin ndaj të cilit është i ekspozuar muri i kraharorit në një aksident automobilistik,” shton ai.
Studimi i mjekëve në Shoqatën e Kirurgjisë Plastike në Spokane (Shteti i Uashingtonit) konfirmon rezultatet e klinikës gjermane në Aachen.
Studiuesit amerikanë simuluan një përplasje me dhe pa implante silikoni. Xheli mjekësor që simulon një gjoks natyral dhe një insert gjiri u godit nga pothuajse 2000 Njuton. Kjo ngarkesë korrespondon me një shpejtësi goditjeje prej rreth 16 kilometra në orë në një makinë, një forcë e aftë për të shkaktuar thyerje të brinjëve.
Bazuar në rezultatet e shkencëtarëve, goditja në gjoks me implante silikoni ishte 23% më e ulët se në një gji natyral.
Megjithatë, siç nxituan të theksojnë autorët e studimit amerikan, ‘indi dhjamor dhe implantet e gjoksit silikoni nuk janë në thelb zëvendësues për rripat e sigurimit dhe jastëkët e ajrit’. Sipas kirurgut gjerman Helge Jens me shpejtësi më të larta, implantet më të mëdha të gjirit nuk ofrojnë mbrojtje shtesë.
Duhet theksuar se sipas Shoqatës Gjermane për Kirurgjinë Estetike Plastike (DGÄPC), rreth 67,000 gra i nënshtrohen rritjes së gjoksit me silikon çdo vit.