Studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestën e radhës, vendi dhe ora

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestën e radhës, pas asaj që u zhvillua më 2 tetor, ditën e nisjes së vitit të ri akademik.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ata deklarojnë se do të mblidhen sërish ditën e hënë në orën 09:00, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

Studentët protestojnë kundër ligjit të sapomiratuar, që u kërkon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve.

Ata kërkojnë dialog për të shmangur këto pengesa, që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Bojkotin e studimeve ata e kishin njoftuar qysh nga protestat që mbajtën para Kuvendit, teksa shumica miratonte në seancë projektin e ri të qeverisë, që synon të frenojë emigrimin e punonjësve të rinj të mjekësisë.

 


Shtuar 7.10.2023 22:28