Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se strukturat si Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile etj do të funksionojnë në një komandë të vetme në raste emergjencash.
“Janë një sërë institucionesh të përfshira në këto procese duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, kemi bashkitë, prefekturat, FA. Secili prej tyre ka rol të pazëvendësueshëm. Pa përmendur edhe gjithë procesin të koordinimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtare me Qendrën Evropiane te Emergjencave. E nevojshme dhe e domodoshme që këto struktura të vendosen në një komandë të vetme kur vjen puna te emergjencat dhe zjarret masive. Kjo komandë të jetë në gjendje që të koordinojë si trup i vetëm të gjithë aksionet dhe të perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, të maksimalizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve dhe të rrisë në mënyrë efektivëe mbulimin në të gjithë terrritorin”, tha ajo.
Ajo njoftoi edhe krijimin e Qendrës kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve, si dhe do të nisin së shpejti fushata ndëegjegjësimi nëpër shkolla, për të vijuar më pas edhe në struktura të tjera.