Stresi: Ambasada Amerikane në Shqipëri më ka bllokuar Instagramin (VIDEO)

Këngëtari i njohur Stresi, përmes një videoje, u ka sqaruar fansave të tij pse nuk u ka kthyer dot përgjigje. Stresi shprehet se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë,  deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem” thotë Stresi./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 18:08