Strategji ndryshe nga Biden, Trump: Jemi më të fuqishëm se Putin

Donald Trum në një deklaratë për shtyp tha që nëse ai do të ishte ende president do të vepronte krejtësisht  ndryshe nga Joe Biden. Në vend që të fshihej, Trump këmbënguli se do t’i thoshte Putinit do të kemi probleme nëse ai vazhdon të kërcënojë me fjalën bërthamore.

Donald Trump ka zbuluar se si do të sillej me Vladimir Putin, nëse do të ishte në vendin e presidentit të SHBA-së. Ish-presidenti, i tha Piers Morgan në intervistën në TalkTV se ai do t’i drejtohej Putin ndryshe nga çfarë iu është drejtuar deri më tani Biden, shkruan The Sun.

Trump beson se Putin ka përdorur kërcënime bërthamore gjatë luftës në Ukrainë për të frikësuar kombet e tjera, duke e bërë udhëheqësin rus të mendojë se askush nuk do ta sulmojë atë.

“Putin mendon se të gjithë janë budallenj dhe kanë frikë të flasin për këtë, kështu që ai vazhdon të kërcënojë me armë shkatërruese”, tha Trump.

Nëse ai do të ishte ende president do të kishte një strategji krejtësisht të ndryshme nga Joe Biden. Trump këmbënguli se do t’i thoshte Putinit që do të kemi probleme nëse ai vazhdon të kërcënojë me fjalën bërthamore.

“Putini përdor fjalën “N”. Unë e quaj “fjala N, fjalën bërthamore. Do i thoja JO, ju nuk duhet ta bëni këtë. Ai e përdor atë në baza ditore. Dhe të gjithë janë kaq të frikësuar. Dhe ndërsa ata kanë frikë, ai e përdor atë gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja pse ai po bën ato gjëra që po bën tani. Ai po i bën sepse mendon se askush nuk do të na sulmojë kurrë, sepse ata janë të gjithë budallenj dhe kanë frikë të flasin”, tha Trump duke folur për Morgan.

Ish-Presidenti shtoi: “Në vend që Biden të thotë: “Oh, ai ka armë bërthamore”, ai vazhdon të thotë “ai ka armë bërthamore. Në [SHBA] kemi armë më të mira, ne kemi fuqinë më të madhe nëndetëse në histori.”

Dhe kur Piers pyeti se çfarë do të thoshte dhe do të bënte, Trump tha: “Unë do i thoja, ne kemi shumë më tepër se ju. Jemi më të fuqishëm se ju. Do të kemi probleme bashkë. Nuk mund ta përdorni më kurrë atë fjalën, bërthamore. Nëse e bëni, ne do të kemi probleme.”/albeu.com


Shtuar 24.04.2022 15:22