‘Stop, mjaft më!’. Nga Amerika në Tiranë, dyshja e hiteve tregon diferencat në festimet masive

Pas publikimit të një tjetër hiti dhe koncerteve të suksesshmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mariola dhe Jurgen Kaçani ishin të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin kur folëm mbi organizimet muzikore. Ata shprehën se eksperienca në SHBA ishte e paharrueshme, u përballën me shqiptarët që donin të dëgjonin muzikë shqip sidomos në kremtimin e festave kombëtare. Në këtë aspekt, ata ndaluan edhe të organizimi i koncerteve përtej oqeanit ndonëse ende nën masa kufizuese të covid, duke ngritur paralele me Shqipërinë.

“Në përgjithësi shqiptarët ishin shumë të sensibilizuar dhe të përgjegjshëm në SHBA. Nuk kishte kufizim orari. Ne nuk jemi kompetent të fushës. Por unë e di që bëhen aktivitete në Shqipëri, kush ka mikun dhe shokun, madje janë bërë edhe në kohë pandemie. Mendoj që është në thonjza kjo puna e pandemisë. Dhe njerëzit kanë shumë nevojë për tu argëtuar.Stop, mjaft më.” – shprehu Mariola Kaçani.

Pyetjes së Ermalit, nëse vazhdon lidhja e tyre vllazërore por edhe profesionale aq e fortë sa në ditën e parë, Jurgeni iu përgjigj:

“Ne e kemi punën bashkë, dhe gjithmon jemi bashkë gjatë gjithë kohës. Kemi njëri tjetrin, është gjëja më e bukur. Unë e kam për krenari kur thonë vëllai i Mariolës.”

Ndërkohë, duke treguar mbi kohën kur Jurgeni u shpërngul në Australi, Mariola shprehu se nuk e percepton një jetë pa të vëllain në krahë. Madje edhe në atë kohë ajo e ndjente shumë afër saj.

“Unë se konceptoj dot të them të drejtën. Dhe gjithmon e kam pasur atë ndjesinë, është e çuditshme. Sado që Juri filloi jetën, bleu shtepi, unë i thoja time mëje që më shoqëronte një parandjenjë se Jurgeni do rikthehet. Përveç motër dhe vëlla e kemi edhe marrëdhënien mes shokëve.” – rrëfeu këngëtarja.

Rubrika e emisionit, ‘Melodi jete’, jep gjithmon emocione të pastra dhe të ndjera nga të ftuarit, siç ndodhi dhe ne rastin e këngëtarëve. Ata kishin zgjedhur “Kur kërcen sorkadhja” për të përkujtuar një person shumë të dashur për ta. Të përlotur, Mariola dhe Jurgeni treguar për lidhje e veçantë që kanë pasur me burrin e tezes, i cili sot nuk jeton më.


Shtuar 16.12.2021 18:24