“Stop dhunës ndaj grave në Kuvend”, me kë e ka Yuri Kim?

Ambasadorja amerikanë, Yuri Kim, ka folur e prerë ditën e sotme kundër dhunës ndaj vajzave e grave.

Sipas saj nuk duhet të tolerohet asnjë rast i tillë dhune, sidomos kur ajo transmetohet edhe nga punimet e seancës plenare sipas Kim.

Duket se Kim ka qenë e pakënaqur me sjelljen e deputetëve në Parlament, por ajo nuk ka përdorur emra konkretë në fjalën e saj.

Fjala e ambasdores amerikane Yuri Kim:

Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 16:51