Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar të mbështesë kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, tha shefi i aleancës ushtarake.
Në një konferencë, Stoltenberg tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të përcjellë ofertën e Suedisë në parlamentin turk dhe “të sigurojë ratifikimin”.
Pas bisedimeve në Vilnius, Lituani, me Erdoganin dhe kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, Stoltenberg tha se Turqia kishte rënë dakord për të ecur përpara.
Anëtarësimi i Suedisë në NATO është penguar nga kundërshtimet që Turqia ka pasur që nga viti i kaluar.
“Kjo është një ditë historike,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s./Albeu.com/