“Stina më e nxehtë e denoncimeve”/ Çfarë pritet të publikojë sot Ilir Meta dhe Brisida Shehaj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme ka deklaruar se ata janë gati për stinën më të nxehtë për denoncime.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkroi dje se edhe pse qeveria po pushon, vjedhjet dhe falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekond.

“Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve. Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë. Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe NDËSHKIMIT”, shkroi Meta dje.

Kujtojmë se pas rikthimit të tij në politik, Meta ka isur me vrull punën duke thënë se po punojnë fort për të zbuluar çdo aferë korruptive dhe vjedhje që i bëhet popullit. Partia e Lirisë, e cila kur drejtohej nga Monika Kryemadhi ka denoncuar herë pas here me fakte dhe dokumente vjedhjet që janë bërë me inceneratorët si dhe evazionet fiskale. Nuk dihet ende nëse sot denoncimi do të jetë në lidhje me inceneratorët apo me për diçka tjetër./albeu.com