Ditën e sotme, u zhvillua në Gjykatën e Apelit seanca për statutin e Partisë Demokratike. Grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerja me pretendimin se çështja mund të paragjykohet. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.
Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.
Në fund u vendos që seanca të shyhej për t’u shqyrtuar më 17 janar 2023 në orën 09:00.