Pas suksesit në debutim, Stand Up comedy e shkruar dhe e interpretuar nga Edi Oga e titulluar ‘O sa mirë me qen Shqiptar’ do te shfaqet në Cineplexx TEG.
Me humor fin, batuta të befta e jo rrallë të hidhura, autori ka bërë një skaner origjinal të shqiptarit tipik të ditëve të sotme.
Me një stil të drejtpërdrejtë dhe plot energji, Edi Oga arrin të sjellë në skenë realitetin shqiptar përmes humorit, duke e bërë publikun të reflektojë dhe të qeshë njëkohësisht. /albeu.com/

