Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e shefit të anti-drogës për Tivarin dhe Ulinin, Rudolf Elezoviç, i cili prej disa ditësh është zhdukur pa gjurmë.
Dyshohet se ai mund të jetë fshehur vetë, pasi ka dyshime se mund të jetë përfshirë në trafikun e drogës ku u kapën 1.5 ton marjuanë në kuadër të operacionit “Kurthi”, që çoi në pranga 20 persona. Një nga dëshmitarët, i cili është i mbrojtur, sipas burimeve dyshohet se ka nxjerrë emrin e tij si person që ka dhënë informacione për lëvizjet e policisë.
Pista tjetër e hetimit lidhet me zhdukjen e tij nga persona të lidhur me krimin. Po për të njëjtit aksion dhe për shkak të një hetimi më të gjerë edhe me policine e Shqipërisë në goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.
Kujtojmë se dje kanë nisur hetimet dhe na pala shqiptare për humbjen e Elezoviç më 27 maj, dhe se sot polumbarët po kërkojnë në lumin Buna/albeu.com