Spiropali si Rama, inspekton marketet: Pasojat e luftës po i ndjejmë dhe ne (VIDEO)

Pas kryeministrit Edi Rama, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pasditen e kësaj të diele ka qenë për inspektim në një market.

Ajo është shprehur se lufta nuk po ndodh te ne, por pasojat po i ndjemë të gjithë, ndërsa rikujton krijimin e një bordi të monitorimit dhe transparencës për çmimet e shportës për të diskutuar mbi nevojat si dhe për të përcaktuar disa marzhe fitimi minimale këto kohë.

“Do të bëjmë të mirën të gjithë bashkë në këtë situatë. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve që të bëhen pjesë e këtij mekanizmi. Qeveria e ka shumë seriozisht transparencën. Që edhe qytetarët ta kenë të qartë. Ne kemi marrë masa që të vendosim edhe një garanci për tregtarët që të mos ketë mungesa në furnizim. Do të kërkojmë bashkëpunimin tuaj dhe të gjithë tregtarët që të zbatojnë vendimet e marra”, tha Spiropali./albeu.com

 


Shtuar 20.03.2022 17:15