Spiropali dhe Xhafaj nuk morën pjesë në votimin për imunitetin e Ballukut, Rama: S’merrem me këtë punë

Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali nuk morën pjesë në votim.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e mungesës, ai tha se i takon kryetarit të Grupit Parlamentar të kuptojë arsyet e mungesës.

“Nuk merrem me këtë punë, është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.

Kryeministri Rama më tej u shpreh se për rastin e Ballukut, “nuk ka kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion. Parlamenti ka të drejtë të shikojë nëse përmbushen apo jo kushtet. Nuk ka akuzë për korrupsion”.


Shtuar 13.03.2026 13:37